Giggs flet për vuajtjet e CR7: Gjithçka ndryshoi papritur…

23 Tetor 2019
15:51
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo është bërë lojtari më  i fortë në botë bashkë me Messi-n. Portugezi, aktualisht tek Juventus, ka fituar gjithçka në karrierë dhe është përsëri kandidat për të fituar Topin e Artë, që do të ishte i gjashti për të.

Gjithsesi, jeta sportive e CR7 nuk ka qenë gjithmonë e lehtë dhe ka qenë Ryan Giggs që ka folur për një moment të vështirë të portugezit. Trajneri aktual i Uellsit dhe ish-shoku i skuadrës i Ronaldo-s ka folur për muajt e parë të portugezit te Djajtë e Kuq në një intervistë të dhënë për BeIN Sport.   

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të bëhej një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit”, ka thënë Giggs. “Në ndeshjen e tij të parë kundër Bolton ka ekzagjeruar. Nuk pasonte, shumë finte, shumë simulime. Ishte shumë i zhgënjyer. Nuk e ka patur aspak të lehtë në fillim”.

“Megjithatë, papritur gjithçka ndryshoi. Të gjithë ne e dinim se duhet t’ia pasonim topin Cristiano-s. Në një skuadër me lojtarë si Rooney, Scholes dhe Tevez ne e dinim se duhet t’ia pasonim topin CR7-ës. Vetëm ai mund të bënte diferencën. Ai të nxirrte nga situata të vështira dhe të vendoste ndeshjet”.

“Disa bëhen të mëdhenj në një moment të caktuar të karrierës, por ai ka bërë paraqitje të njëpasnjëshme të mëdha, unike në shumë  klube. Nga Manchester United te Real Madrid dhe tani tek Juventus”.

“E ka përshtatur stilin e lojës së tij gjatë viteve. Në zonë është një vrasës. Shmang kundërshtarin, pason, përdor të djathtën dhe të majtën. Nuk ka asnjë dyshim se duhet të konsiderohet mes më të mirëve të të gjitha kohërave”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit