Gigio, Calha dhe Kessie: “mallkimi” i parametrave zero të kuqezinjve

15 Gusht 2022
22:00
Denis Hakanaj
back button

Shumë janë absolutisht të sigurt: nëse një mallkim organizohet nga (qindra) mijëra njerëz, suksesi është i garantuar. Të tjerët thjesht e marrin me filozofi, me dienë se rrota rrotullohet.

Një gjë është e sigurt: ato që kanë bashkuar një pjesë të mirë të largimeve të famshme të kuqezinjve në fund të kontratës së tyre kanë kaluar vështirësi që kanë gëzuar tifozët e Milan-it. Mund ta quajmë, duke ekzagjeruar, mallkimi i parametrave zero.

Kushtet – Shkurtimisht, skenari është mjaft shqetësues nëse shikojmë katërmbëdhjetë muajt e fundit. Donnarumma, Calhanoglu, Kessie: vendosini në një rresht dhe do të keni një sërë “fatkeqësish” sportive.

Gigio – Le të shkojmë në rend kronologjik dhe ta fillojmë nga Donnarumma. Tronditja e kuqezinjve në lamtumirën e Gigios ishte e fortë, por parqitjet e Maignan bën që ish-numri 99 të harrohej shpejt.

Donnarumma kush?, ne kemi Magic Majk, ka qenë slogani i tifozëve betejës, për më tepër e mbështetur gjerësisht nga paraqiotjet e mrekullueshme të francezit. Ndërkohë, Gigio, përtej Alpeve, luftoi shumë.

Mirupafshim qetësi, lamtumirë gjigant në qendër të një projekti. Nëse te te Milan-i ishte, në Paris nuk ishte më, i detyruar të përjetonte një përvojë krejtësisht të re: të luante për fanellën si titullar. Jo vetëm kaq: pa garancinë për ta përsëritur në ndeshjen tjetër.

Menaxhimi i Pochettino-s mes tij dhe Navas-it ishte më shkatërruesi për një portier. Prandaj është e vështirë të mendosh për një rastësi në serinë e pengesave që ka patur Gigio gjatë vitit.

Me shumë shpërthime publike dhe polemika mediatike për gabimet e tij. Tifozët e Milanit? Në mënyrë të ligë, kanë gëzuar shumë.

Hakan – Me siguri, megjithatë, kulmi i hakmarrjes për kuqezinjtë ka qenë Calhanoglu. I cili, ndryshe nga Donnarumma, nuk kishte probleme për një vend në formacion. Në të vërtetë: ai ishte një shtyllë e Inter-it të Inzaghit, duke fituar edhe dy tituj.

Për lojtarin turk vetëm një vështirësi, por kolosale: humbja e titullit pasi u transferua në klubin tjetër të Milanos me vetë idenë për të fituar Scudetto-n. Për ata që ndihen “të braktisur dhe të tradhtuar” (nga ata që kanë bërë një zgjedhje – sado absolutisht legjitime – qoftë edhe të natyrës ekonomike), a mund të ketë kënaqësi më të madhe?

Kartolina që është më e “afër zemrës” është padyshim plani i parë në fund të Inter-Sampdoria, ndeshja e fundit e kampionatit, ku shihet gjithë hidhërimi i kuptueshëm i Hakan-it. Ashtu si në ato minuta Piazza Duomo dhe Casa Milan kishin nisur të mirëpritnin festën e kuqezinjve.

Në rastin e turkut, megjithatë, ka një acarim që i gjen rrënjët jo vetëm në lamtumirën ndaj Milan-it, por edhe në disa qëndrime – duart në veshë para tifozerisë kuqezi pas një goli në derbi, debatet e shpeshta me ish-shokun e skuadrës Ibra – që nuk janë gëlltitur nga tifozët kuqezi.

Franck – Kessie, nga ana tjetër, bën pak histori në vetvete. Në kuptimin që deri në një moment në sezonin e kaluar, kur lexoheshin formacionet dhe hynte në fushë, ai mbulohej nga fishkëllima.

Më pas, me hyrjen në fazën vendimtare të kampionatit, me ;uftën për titull gjithnjë e më intensive dhe me dobinë e pamohueshme të madhe të lojtarit në fushë, zemërimi fatal i tifozëve u qetësua dhe madje lulëzoi paqja.

Një linjë mendimi pothuajse e zakonshme: ka qenë gjithmonë një profesionist shembullor, ka qenë një nga protagonistët e rilindjes milaneze, është një lojtar për t’u respektuar.

Franck, megjithatë, është pikërisht largimi i fundit i famshëm i Milan-it që ka hasur në vështirësi. Për sa i përket përmirësimeve, kalimi te Barcelona është i padiskutueshëm.

Por “kjo” Barcelonë po rezultonte një kurth, nëse është e vërtetë që Franck kaloi disa ditë me makthin se mund të mos regjistorhej.

Kriza u kapërcye së fundmi, edhe nëse tani do të lindin pyetjet e fushës, një territor ku mesfushori nuk do ta ketë të lehtë të afirmojë cilësitë e tij (të shtunën ai luajti njëzet minutat e fundit në barazimin 0-0 të blaugranave kundër Rayo Vallecano).

Kohëra të vështira për largimet me kosto zero të Milan-it. Romagnoli është i autorizuar të bëjë çdo lutje që mund t’i shkojë në mendje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit