Gilman Lika: Tirana ka më shumë cilësi, por luhet në Shkodër…

30 Gusht 2019
13:06
Alfred Lleshi
back button

Në krah të trajnerit Mirsad Jonuz, në konferencën e sotme për shtyp ka qenë edhe kapiteni kuqeblu, Gilman Lika. Një nga veteranët e Vllaznisë, që ka luajtur edhe me fanellën e bardhebluve kryeqytetas. Pra, do të jetë një sfidë emocionale për të, ajo që starton nesër në orën 19:00, në “Loro Boriçi”. Sidoqoftë, duke qenë shkodran dhe profesionist, 32-vjeçari do ta dëshironte pafund një fitore ndaj Tiranës, në javën e tretë të Superiores. Në fjalët e tij para gazetarëve, Lika nënvizoi: “Unë kam luajtur me të dyja skuadrat, Vllazninë dhe Tiranën. Duke parë mënyrën sesi po organizohet ndeshja, kupton se ka vlerë më të madhe se derbi. Pastaj, jo të gjitha ndeshjet luhen e përjetohen njëlloj.

Personalisht mendoj se është një sfidë delikate. Unë kam luajtur kundër Vllaznisë dhe kam shënuar një gol, por ishte një situatë e çuditshme, e kam sqaruar më parë. Tani është fillimi i kampionatit dhe rezultatet pozitive të rrisin psikologjikisht. Normalisht, kam shumë miq te Tirana, por kam bindjen se edhe ata janë përqendruar te ndeshja e nesërme, jo tek e kaluara. Unë nuk bëj premtime se do të fitojmë, por dua t’iu them tifozëve që do të luajmë me zemër për ta. 

Po flas në emër të çunave, do ta luajmë me shpirt këtë ndeshje për tifozët. Mesfusha ka rivalitet? Kjo i shërben cilësisë. Sa më shumë lojtarë cilësore të ketë skuadra, aq më mirë. Kampionati është shumë i gjatë, ka vend për të gjithë. Nëse ka dëmtime, duhet të kemi lojtarë cilësorë gati, që t’i shërbejnë skuadrës. Vllazia apo Tirana, kush ka më tepër potencial aktualisht? Realisht, Tirana ka kapacitet shumë më të madh se ne, nga ana cilësore. E kam fjalën për lojtarë të mirë. 

Megjithatë, ne jemi të motivuar, luajmë në shtëpinë tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin për ta fituar ndeshjen. E përsëris, Tirana ka lojtarë cilësore, por edhe ne kemi grupin. Është një klasike e futbollit shqiptar, ndaj jemi maksimalisht të motivuar. Kam një thirrje për tifozët. Ata duhet të jenë të shumtë nesër në stadium, të na mbështesin, sepse do të luajmë pë rata. Shpresoj edhe të fitojmë për ata. Bashkë jemi më të fortë, mund t’ia dalim” .

. /p>

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit