Giroud dhe Ibra, skuadra “big” e Gjermanisë synon goditjen e madhe në merkato

14 Nëntor 2019
8:48
Telesport
back button

Skuadra e Borussia Dortmund është duke tentuar të bëjë një goditje të madhe në merkaton e janarit. Sipas “Sport Bild”, drejtuesit e skuadrës verdhezi kanë shënjestruar dy sulmues me përvojë si Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud.

I pari do të vijë me parametrin zero, duke qenë se kontrata e tij me LA Galaxy ka përfunduar. Ibrahimovic nuk ka luajtur kurrë më parë në Bundesliga, ndaj ky fakt mund ta bëjë më të lehtë këtë transferim, duke parë se aty tifozët janë të jashtëzakonshëm.

Emri i dytë është ai i kampionit të botës, sulmuesit francez Olivier Giroud, që luan me Chelsea. Ai aktivizohet shumë pak nga “blues” dhe kontrata me Chelsea skadon në fund të sezonit. Ndaj ky transferim me një kosto të ulët mund të realizohet që në janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit