Giroud i përjetshëm…, shpëtoi sezonin kuqezi. Milani do t’ia rifillojë nga goli i tij 50 milionësh…

29 Maj 2023
11:22
Alfred Lleshi
back button

Ai do të mbushë 37 vjeç më 30 shtator dhe është lojtari më i vjetër që ka shënuar të paktën 10 gola në pesë ligat më të mira evropiane. Quajeni më mirë Olivier Giroud i përjetshëm… Goli i tij i fitores në ndeshjen kundër Juventusit kap vlerën e 50 milionë eurove.

Goditja me kokë e krosimit të gjatë të Calabria përfundoi në rrjetën e bardhezinjve, duke i dhënë Milanit fitoren minimale dhe njëherazi kualifikimin për Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Kuqezinjve iu nevojitej edhe një pikë për këtë, por e siguruan Champions-in me tri pikë në “Allianz Stadium”.

Vendi i katërt është siguruar një ndeshje para fundit të kampionatit dhe kushedi nëse do të vijë diçka më shumë nga java e fundit. Ky gol i sulmuesit francez ishte i 12-ti në Serie A (në një sezon të vetëm, në pesë ligat e mëdha evropiane është hera e parë që nga 2016-2017, që shënon 12 gola, me Arsenalin).

Ky ishte goli i pestë me kokë në Serie A. Në vitin 2023, asnjë lojtar nuk ka bërë më mirë në 5 ligat kryesore në Evropë. Goli i tij ishte i rëndë, në një mbrëmje në të cilën Leao nuk u pa fare në pjesën e parë dhe në të dytën ofroi shumë pak nga inkursionet e tij vendimtare.

Një gol që shpëton sezonin e Milanit dhe nga i cili kuqezinjtë duhet të fillojnë sërish për t’u rikthyer në rolin kryesor në kampionat dhe konkurruar me emrat e mëdhenj të Champions League. Në fund të ndeshjes ndaj Juves mbërriti apeli i Piolit për përforcime. Mesazhi është më i qartë se kurrë, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës së afërt…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit