Giroud, i sinqertë: Momenti më i vështirë, kur më përballën me Benzema

15 Dhjetor 2018
12:36
Alfred Lleshi
back button

Olivier Giroud u kurorëzua këtë verë kampion bote me Francën, por nuk ka qenë e lehtë për të që të fitojë duelin e heshtur me Karim Benzema. Lojtari i Chelsea u tregua i ndershëm në një intervistë të dhënë për “The Guardian”. Ai pranon se e ka vuajtur përballjen që i bënin tifozët e “gjelave” me sulmuesin e Real Madridit gjatë finaleve të “Rusia 2018”, ndërsa flet edhe për marrëdhënien e tij me Karim Benzema.

“Botërori i kësaj vere ishte koha më e vështirë për mua. Personalisht, kurrë nuk kam pasur ndonjë problem me Karim. Edhe pse nuk është shoku im më i mirë, gjithmonë kemi pasur një raport pozitiv në kombëtare. Tifozët nuk ishin të kënaqur me mua në Botërorin e Rusisë. Ata nuk shihnin performancën time në fushë, por më paragjykonin për shkak se nuk ishte atje Benzema. Trajneri më mbrojti, sepse kjo sjellje ishte e padrejtë. Paraqitjet e mia në Kupën e Botës ishin të mira. Për mungesën e Benzema në kombëtare nuk isha fajtori i vetëm”, – pranon ai.

Në fund, sulmuesi francez foli edhe për konkurrencën që ka te Chelsea me Morata:“Alvaro ka bërë një parasezon të madh, kështu që ishte normale të luante në fillim. Jam kampion bote dhe luaj në një klub të madh, ku kam vendosur të konkurroj për një vend titullari. Fare mirë, mund të kisha zgjedhur një skuadër më pak prestigjioze, për të luajtur në çdo javë. Këto ambicie më mbajtën te Chelsea”.

Giroud ka një ëndërr finale: “Të fitoj Premier League është ëndrra ime e fundit si futbollist, ndoshta më shumë se Champions League, sepse e di sa e vështirë është ta fitosh këtë kampionat”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit