Giroud “lë me gisht në gojë” Interin, ja vendimi për të ardhmen

21 Maj 2020
8:39
Alfred Lleshi
back button

Chelsea ka konfirmuar se ka zgjatur kontratën e Olivier Giroud, duke e mbajtur francezin në “Stamford Bridge” edhe sezonin 2020-2021. Pra, ka mbetur me “gisht në gojë” Interi, që shpresonte ta merrte me kosto zero. Ishte trajneri Antonio Conte, ai që e donte kampionin e botës në “San Siro” qysh në janar.
Zgjatja e marrëveshjes do ta mbajë Giroud në klubin londinez për sezonin e tretë. Ai mbërriti aty në mes të sezonit 2017-2018 nga rivalët e të njëjtit qytet, Arsenali. “Jam i lumtur që do ta vazhdoj udhëtimin dhe aventurën time te Chelsea, – tha Giroud në një deklaratë. – Mezi po pres të kthehem e të luaj sërish, të shijoj futbollin konkurrues me shokët e skuadrës. Mezi pres të vesh përsëri fanellën e Chelsea, veçanërisht para tifozëve tanë, në një “Stamford Bridge” të mbushur plot me tifozë”.
Zgjatja e kontratës së Giroud eviton largimin e tij falas, njëkohësisht i jep Chelsea pak stabilitet në një treg që me siguri do të ndikohet nga koronavirus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit