Giroud shkruan historinë me Francën! Tani synon të bëhet legjendë me vetëm 2 gola larg (PAMJET)

22 Shtator 2022
22:19
Telesport
back button

Olivier Giroud duket se po kalon nje rini te dy edhe pse tashme po arrin 36 vjec! Ne fakt, pikerisht dy jave perpara se te vije kjo date, ai sonte ka lene gjurme me ekipin e bluve teksa ka shenuar me koke pas nje krosimi te bukur nga Griezmann.

Falë golit të tij kundër Austrisë, Olivier Giroud bëhet sonte, në moshën 35 vjeç e 357 ditë, golashënuesi më i vjetër i ekipit francez, duke kaluar Roger Marche (35 vjet e 287 ditë në dhjetor 1959 kundër Spanjës).

VIDEO E GOLIT

Per Giroud tashme jane 49 gola me kombetaren e Frances dhe Thierry Henri qe eshte golashenuesi me i mire i historise eshte vetem 2 gola larg, pra me 51. Giroud po luan sonte ndeshjen numer 113 me fanelen e bluve.

Por, ka nje lajm te keq per Milanin dhe tifozet kuqezi! Mike Maignan u zëvendësua në pushimin e Francë-Austri. Portieri i Milanit është larguar nga fusha e Stade de France për t’i lënë vend Areolas mes shtyllave për shkak të një problemi në pulpen e majtë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit