Giroud si… Balotelli: rekordi me fanellën e Milan-it

27 Tetor 2021
15:41
Denis Hakanaj
back button

Olivier Giroud i ka dhuruar fitoren Milan-it në ndeshjen e fundit të kampionatit italian. Djalli ka fituar 1-0 kundër Torino-s të martën në mbrëmje.

Goli i francezit i ka lejuar kuqezinjtë të marrin 3 pikët, por i ka vlejtur edhe një rekord lojtarit.

Siç ka bërë të ditur Opta, falë golit të shënuar në San Siro kundër Demave, Giroud është bërë lojtari i dytë, nga momenti që fitoret velrësohen me 3 pikë, që ka shënuar në të gjitha tri ndeshjet e para të luajtura në shtëpi në Serinë A.

Para sulmuesi francez, lojtari që e ka bërë një gjë të tillë ka qenë Mario Balotelli në 2013-ën.

Ish-ylli i Arsenal-it dhe Chelsea-t po tregon vlerat e tij me paraqitje dhe gola të rëndësishëm. Ndër të tjerë, është sulmuesi i vetëm me fanellën 9 që po arrin, të paktën për momentin, të thyejë mallkimin e numrit 9 te kuqezinjtë.

Asnjë lojtar si ai nuk ka arritur të konfirmohet në nivele të larta me atë numër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit