Giuly këshillon Pochettino-n: Ja kush është pozicioni i duhur për Messi-n

26 Tetor 2021
18:11
Denis Hakanaj

Edhe Ludovic Giuly, si Thierry Henry, beson se talenti i Messi-t nuk po vlerësohet te PSG.

“Është e çuditshme ta shikosh të niset nga krahu i djathtë, do të ishte më mir ëtë luante në qendër. Por është një zgjedhje e trajnerit, për t’i dhënë më shumë ekuilibër skuadrës”, ka thënë Giuly.

“Unë do të preferoja ta shihja mbrapa sulmuesve, në zemrën e ndeshjes, siç ka qenë në muajt e fundit te Barcelona. Neymar ka tendencën të dalë në qendër, Kylian ndihet mirë si qendërsulmues sepse kërkon thellësinë.

“Messi është më i miri i planetit: i kërkojmë shumë gjëra, por nuk e ndien presionin sepse arrin të bëjë gjithçka. E kemi parë kundër City-t se është akoma në majë, nuk ka humbur asgjë”, ka thënë Giuly për Le Parisien.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit