“Gjak” në fanellë, uniforma e re e Arsenal-it tërbon tifozët

29 Maj 2020
16:39
Denis Hakanaj
back button

Origjinaliteti nuk është vlerësuar.

Fanella e re e Arsenal-it për sezonin 2020-21 duket se nuk ka patur shumë sukses, të paktën në pjesën më të madhe të tifozëve të Topçinjve.

Pas publikimit të fotografive të uniformës së re në faqen Footy Headlines, në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat. Në fanellë ka disa shenja që duken shumë si gjak. Ja pse, siç kanë raportuar The Sun dhe Daily Mail, janë të shumta polemikat e tifozëve.

E krahasuar me një zombi, ose me një trup që sapo është sulmuar nga një ari, uniforma e re e Topçinjve ka marrë më shumë komente negative se pozitive.

“Është një veshje për Halloween?”, ka shkruar dikush. “Ndoshta është për të trembur kundërshtarët dhe për të fituar në transfertë?”, ka komentuar dikush tjetër. Të tjerë janë treguar më pak të mëshirshëm: “Do të dukemi si zombi dhe zombit humbasin gjithmonë në fund”.

Rrjetet sociale nuk falin as këtë herë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit