Gjasula drejt rekordit të Bundesligës, tregon karakterin e shqiptarit!

23 Maj 2020
17:11
Eraldo Harlicaj
back button

Klaus Gjasula dhe kartonët e verdhë janë një binom i fortë. Mesfushori shqiptar u ndëshkua sërish me karton të verdhë në ndeshjen që Paderborn po barazon 1-1 kundër Hoffenheim.

30-vjeçari u ndëshkua në minutën e 61′ pas një ndërhyrjeje të gabuar. Gjasula tani numër 14 kartonë të verdhë në 24 ndeshje të luajtura në Bundesliga. Ai mund të thyejë rekordin për kartonë të verdhë në një sezon.

Rekordi me më shumë kartonë të verdhë është me 17 ndëshkime, ndërsa duket se një shifër e tillë kapet lehtësisht nga shqiptari. Për fat të keq, mbetet rekord negativ, por Gjasula po luan rregullisht në Bundesligë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit