Gjasula lëvdon trajnerin e ri: Sylvinho ka shumë energji, gati të luaj edhe qendërmbrojtës

24 Mars 2023
14:02
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja jonë kuqezi vijon përgatitjet për kualifikuesen e 27 marsit ndaj Polonisë, në fushën e kësaj të fundit, e vlefshme për “Euro 2024”. Në konferencën e sotme për shtyp kanë dalë dy futbollistë të repartit të mesfushës, Klaus Gjasula dhe Ylber Ramadani. I pari do të nënvizonte para gazetarëve:

“Gjendja ime fizike është në rregull. Luajta 20 minuta në ndeshjen e fundit të klubit tim, isha në rregull, por të shohim nëse do të jem në gjendje të luaj nga minuta e parë me kombëtaren. Do të jap maksimumin nëse luaj, dua të ndihmoj shokët.

Rol të ri me Sylvinho? Po, do të isha gati të luaja edhe në qendër të mbrojtjes për nevojat e kombëtares. Jam mësuar me atë rol. Sidoqoftë, e vendos trajneri, por jam gati të luaj në mbrojtje.
Në kombëtare konstatoj një atmosferë ndryshe, me më shumë frymëmarrje. Trajneri i ri ka shumë energji. Jemi optimistë, shpresojmë se do të bëjmë mirë në këto eliminatore, do ta nisim me këmbën e mbarë në Poloni.

Si më duket Sylvinho? Çdo trajner ka idetë e veta për të luajtur futboll. Kemi një skemë të re, të gjithë janë dakord me të dhe do të japin maksimumin. Trajneri na është dukur shumë mirë në ditët e para. Me emocion dhe energji, ka qenë shumë mirë deri tani. Sylvinho na ka treguar idetë e veta, në të ardhmen do të bëhet më mirë.

Objektivi? Ne shkojmë në Poloni për të kapur maksimumin, por edhe një pikë është mirë. Të dyja ndeshjet e kaluara me Poloninë kanë treguar se mund të marrim pikë. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të mos bëjmë gabime. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi në ndeshje si kjo, ndaj një kundërshtari me potencial të madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit