“Gjatë izolimit nuk kam menduar asnjë ditë për tenisin”

16 Shtator 2020
12:50
Telesport
back button

Pas 6 muajsh pushim, më së shumti i kushtëzuar nga pandemia, tenisti spanjoll Rafael Nadal rikthehet të luajë. Numri 2 në botë do të zbresë sot në fushë në turneun Masters të Romës, turne i fushave me dhè, sipërfaqja e preferuar e Nadal.

Hera e fundit që ai ka luajtur ka qenë turneu i Acapulco, në shkurt, ku fitoi pa humbur asnjë set. Ndërkohë që, refuzoi të luajë në US Open si pasojë e distancës së madhe së udhëtimit dhe frikës nga infektimi nga koronavirus.

Në muajt e fundit, tenisi ka qenë gjëja e fundit për të cilin kam menduar. Nuk kam luajtur shumë në 6 muajt e fundit. e çuditshme, por në kaq pak muajt bota ka ndryshuar shumë”, tha Nadal.

Shumë njerëz po vuajnë, mjaft familje kanë humbur njerëzit e dashur si pasojë e Covid-19. Ndaj, në muajt e fundit, tenisi ka qenë i fundit i shqetësimeve të mia. Gjithsesi, tani jam i lumtur që rikthehem të luaj”, tha Nadal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit