“Gjatë pushimeve prej koronavirus jam bërë Masterchef në guzhinë”

13 Korrik 2020
9:15
Telesport
back button

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, na një intervistë për BBC, ka rrëfyer se gjatë pushimit të detyruar për shkak të koronavirus, i është dedikuar një pasioni të veçantë: Guzhinës. “Të gjithë ne kemi bërë gjëra të ndryshme gjatë këtij pushimi prej virusit”, tha spanjolli.

Kam provuar të gatuaj, gjë që nuk e kisha provuar shpesh në të shkuarën. Në fillim bëja shumë gabime. Por gradualisht nisa t’ia marr dorën dhe të gatuaj gjëra të ndryshme. Nuk ishte thjesht një pasion i ri, por edhe për t’u argëtuar e kaluar kohën”, tha Rafael Nadal.

Gatimi im i preferuar? gatimet me frutat e detit dhe në veçanti supa me peshk dhe oriz. Mendoj se këtu jam bërë specialist”, u shpreh Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit