Gjendja e Neymar, Pochettino jep lajmin e madh!

4 Mars 2021
20:06
Telesport
back button

Neymar Junior po mungon prej disa kohësh te PSG për shkak dëmtimi, me kampionët e Francës që nuk e kishin në dispozicion yllin e tyre as në Champions League në përballjen ndaj Barcelonës.

Në lidhje me gjendjen e brazilianit, ka folur së fundmi trajneri i ekipit Pochettino, i cili ka dhënë edhe lajmin e madh për të gjithë tifozët. Numri një i stolit të PSG është shprehur se rikuperimi i Neymar po ecën shumë mirë dhe braziliani pritet të rikthehet që në këtë fundjavë në dispozicion të tij.

“Rikuperimi i Neymar po ecën mirë, por ende mbetet për t’u vlerësuar, ashtu edhe si lojtarët e tjerëë të dëmtuar. Jemi të kënaqur me progresin se si po ecën Neymar dhe nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, ai do të jetë me ekipin këtë fundjavë”, përfundoi Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit