Surpriza në botërorin e basketbollit që po zhvillohet në tri shtete: Filipine, Tajlandë e Japoni. Në gjysmëfinale, Amerika pretendente për medaljen e artë u mund 113-111 nga Gjermania, në një ndeshje të dueluar deri në fund.
Një rezultat surprizë, psai Amerika e trajnerit Steve Kerr ishte pretendentja kryesore për të shkuar në finale, Obst me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për gjermanët, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Edëards për amerikanët.
Në finale, Gjermani do të luajë me Serbinë. Skuadra ballkanase, në gjysmëfinale mundi 95-86 rivalët e Kanadasë, në një ndeshje ku dominuan në parket. Ndeshja finale do të luhet ditën e diel, në Manila.