Gjermania merr vendimin ekstrem: Nuk do të ndeshet në këto shtete

7 Nëntor 2019
21:12
back button

Në një epokë në të cilën edhe futbolli bën pjesë në debatin mbi respektimin e të drejtave njerëzore dhe të mundësive të barabarta, një mesazh i rëndësishëm vjen nga Gjermania. Në fakt, përfaqësuesja gjermane nuk do të luajë më në ato shtete të cilat nuk u japin rëndësinë e duhur femrave.

Njoftimi është bërë nga vetë presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Fritz Keller, i intervistuar nga ‘Die Welt’. “Nuk duhet të shtiremi se nuk ekzistojnë zhvillimet politike globale dhe sfidat sociale”.

“Duhet marrë pjesë në diskutimin me futbollin gjerman dhe të shtrojmë disa pyetje komplekse: cilat janë vlerat që nuk mund të thyhen nga ana jonë? Të drejtat e grave për shembull, motiv i prezantimit tim të projektit në bazë të të cilit ekipet tona përfaqësuese nuk do të luajnë në ato shtete që nuk u lejojnë grave të futen në stadium, apo në strukturat e tjera sportive. Ky propozim është miratuar në mënyrë unanime nga presidenca e federatës”, deklaroi Keller.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit