Kombëtarja e Gjermanisë u shpall sot kampione e botës në basketboll për meshkuj, pas triumfit në finale ndaj Serbisë me shifrat 83-77, duke fituar medaljen e artë. Një fitore e vështirë e skuadrës gjermane, që arriti të triumfojë falë shkëputjes që krijoi në periodën e tretë të ndeshjes (23-26, 24-21, 22-10, 14-20).
Pas një pjese të parë të barabartë (47-47), ekipi gjerman shkëputet në 10-minutëshin e tretë, falë Dennis Schroder, që realizoi 28 pikë, më i miri në parket. Mirë u paraqit edhe Franz Wagner me 19 pikë, ndërsa për serbët zhgënjeu Jokic, me vetëm 9 pikë (më i miri ishte Avramovic me 21 pikë).
Një triumf i merituar i kombëtares së drejtuar nga trajneri Gordie Herbert, që në gjysmëfinale mposhti edhe Amerikën pretendente, që zhgënjeu në këtë botëror. Serbia mori kështu medaljen e argjendtë, ndërsa ajo e bronzit u fitua nga Kanadaja, që pas kohës shtesë mundi sot Amerikën me shifrat 127-118.
Turneu u zhvillua për dy javë me radhe në tri shtete: Japoni, Filipine dhe Indonezi. Finalja e sotme u zhvillua në Manila. Kjo vshtë hera e parë që Gjrmania shpallet kampione e botës në basketboll për meshkuj.