Gjermania, trajneri ekspert hedh kandidaturën: “E di se çfarë duhet bërë”

13 Shtator 2023
9:04
Denis Hakanaj
back button

Klopp ëndrra, Nagelsmann i preferuari, Van Gaal garancia. Por është edhe… Felix Magath.

Vendi i trajnerit të Gjermanisë aktualisht është bosh dhe gara për ta mbushur atë ka nisur të pasurohet me konkurrentë.

Të gjithë aspirojnë të zënë vendin e Flick-ut të shkarkuar (trajneri i parë gjerman që përfundoi i shkarkuar që kur ekzistonte ky pozicion, pra që nga viti 1926).

Një prej tyre është Felix Magath, një trajner ekspert (ai ka drejtuar, ndër të tjera, Bayern Munich, Werder Bremen dhe Fulham) i cili zgjodhi të hedhë kandidaturën e tij, duke folur për NDR si më poshtë:

“Nuk e di se çfarë kriteresh kërkon DFB për këtë pozicion, por për mendimin tim është e qartë se tani kemi nevojë urgjente për dikë që të rimëkëmbë një ekip totalisht të pasigurt, i cili nuk është në gjendje të bëjë paraqitje të mëdha.

“Federata tani ka nevojë për një trajner që mund të rindërtojë kombëtaren. Dhe mendoj se jam i aftë të ringjall skuadrat e paqëndrueshme dhe t’u jap shumë besim në mënyrë që ato të luajnë sërish mirë”, përfundoi Magath.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit