GJEST I MADH: 4 gjigantët e Bundesliga dhurojnë 20 milionë euro për klubet në nevojë!

25 Mars 2020
19:24
back button

Pasojat e Coronavirusit, përveçse në shëndetin dhe jetët e njerëzve, ndikojnë shumë edhe në ekonomi. Futbolli është një nga sportet që është goditur, pasi aktivitetet kanë ndaluar. Shumë klube rrezikojnë një kolaps ekonomike dhe për këtë gjë në Gjermani kanë menduar një zgjidhje.

Sipas asaj që ka mësuar “BILD”, Bayern Munich, Bayer Leverkusen, Leipzig dhe Dortmund do të dhurojnë 20 milionë euro në ndihmë të klubeve të Bundesligës 1 dhe 2.

Një gjest i madh ky nga gjigantët e Bundesligës, të cilët kërkojnë të ndihmojnë sadopak klubet e vogla që ta kalojnë këtë krizë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit