Gjesti i bukur i Kante çmend Anglinë, njihet me tifozin në restorant dhe më pas… (video)

3 Shtator 2019
20:12
back button

Në Angli është bërë viral një episod që ka ndodhur gjatë fundjavës së kaluar dhe që ka patur për protagonist yllin e Chelsea-t, N ‘Golo Kante.

Mesfushori, duke përfituar nga dëmtimi që nuk e ka lejuar të grumbullohet për ndeshjes e kombëtares franceze, ka vendosur të martesën e vajzës e një tifozi të thjeshtë të Chelsea-t, Frank Khalid, i cili ka zbuluar për The Sun se e ka njohur lojtarin rastësisht në një restorant të Londrës pak kohë më parë. Gjithashtu, Kante e ka vizituar Khalid në spital pas një operacioni në zemër.   

“Ka qëndruar me të gjithë deri vonë, duke u treguar i gatshëm për autografe dhe fotografi”, ka thënë babai i nuses. “Është një person i jashtëzakonshëm, ka një zemër të artë. Ishte i lumtur që ishte aty, pavarësisht se ka bërë rreth 1 milion selfie”.

“E ka bërë martesën e vajzës sime akoma më të veçantë. Është një lojtar i madh, por edhe një person i mrekullueshëm, i kujdesshëm dhe altruist. E meriton suksesin që ka”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit