Gjesti prekës i Derby Countyt, në Wembley me tifozen më të veçantë

24 Maj 2019
15:43
back button

Derby County ka prekur të gjithë me një iniciativë fantastike në prag të finales së madhe për një vend në Premier League, kundër Aston Villas të hënën.

Klubi anglez ka kohë që bën fushatë për të ndihmuar një vajzë 4-vjeçare, Audrina, e cila vuan nga një sëmundje shumë e rrallë (neuroblastomë) dhe ka nevojë për kura në Amerikë, që janë shumë të kushtueshme.

Derby ka dhënë një kontribut të madh deri tani dhe para finales ka bërë një tjetër gjest prekës, sepse trajneri Frank Lampard i ka bërë të ditur tifozes së vogël se do të jetë ajo që do ta shoqërojë ekipin për në fushë para finales në Wembley, ndërsa familja e saj është e ftuar të ndjekë finalen në stadiumin madhështor të kombëtares angleze.

Cilido qoftë rezultati të hënën, Derby ka fituar dashurinë dhe respektin e të gjithëve, sepse që tani ka fituar, duke i dhuruar një kujtim kaq të bukur vogëlushes Audrina!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit