“Gjethe qershie të veshura me ar”, prezantohet pishtari olimpik i Tokio 2020

20 Mars 2019
15:23
Telesport
back button

Japonia, organizatore e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ka zgjedhur gjethen e qershisë si simbol për të ndërtuar pishtarin olimpik. Ky i fundit do të udhëtojë pas një viti përgjatë gjithë Japonisë, deri në fillimin e Olimpiadës.

Komiteti organizator i Olimpiadës prezantoi sot pishtarin olimpik, që sipas tyre është frymëzuar nga lulja më e dashur për japonezët, lulja e qershisë. Prezantimi u krye në Fshatin Olimpik, një vit nga ndezja e flakës olimpike, në Athinë.

Flaka do të dalë nga një zonë e vendosur mes 5 petaleve të lules së qershisë dhe impakti i rrugëtimit të pishtarit do të jetë i madh. Pishtari është i gjatë 71cm dhe peshon 1.2kg. Ai është i veshur me ar që ka dalë nga riciklimi i mbetjeve metalike.

Pishtari olimpik

Lajme të tjera

Lajmet e fundit