Gjici i bindur: Dua të kalojmë Slavian, ka një ndryshim projekti i stadiumit

13 Gusht 2020
21:22
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, foli në lidhje me punimet në stadiumin e klubit që drejton, por dhe për ndeshjen e Europa Leagues kundër bullgarëve të Slavias. Kryebashkiaku ka treguar se është ndryshuar projekti i impiantit, pasi po mendohet dhe për një hotel për ekipin.

Nuk kam informacion që janë ndërprerë punimet, punimet po vazhdojnë, janë bërë kolonat në krahun perëndimor. Kemi kërkuar që të behet hoteli edhe për sportistët. Edhe aty është një rregullim projekti, por është një punë që mbaron shpejt. Ne kemi hallet për fondet.

“Ka dhënë pjesën e vet qeveria, ndërsa FSHF nuk ka lëvruar fondin e vet, kjo sepse Federata ka disa procedura me UEFA-n, për fondet që do të vijnë në shtator. Gjithsesi, kompania nuk është se po pret fondet, po punon. Nuk po bëhet një punë me ritme të ngadaltë”, – tha Gjici për stadiumin.

Ai foli dhe për përgatitjet e ekipit dhe mundësinë e kalimit të ndeshjes kundër Slavias së Bullgarisë. “Dje vizitova ekipin, që po stërvitet dy herë në ditë. Kushtet janë shumë të mira në Tropojë. Besoj që po përgatitemi mirë. Janë shtuar disa lojtarë të rinj. Ekipi është gati. Nuk kemi marrë shumë lojtarë në Tropojë, ka marrë ata lojtarë që do të jenë gati për ndeshjet e parë me Slavian e Bullgarisë.

“Slavia ka lojtarë vendas, përveç një lojtari me origjinë greke. Nuk është ekip i keq, është i mirë, ekip i fortë. Kemi favorin që luajmë në Shqipëri, në Tiranë. Trajneri Gega më informoi se po e studion mirë. Shanset janë për ta kaluar, realisht kemi shanse”, deklaroi Gjici.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit