Europa League

Gjici: Malazezët me kore raciste, Kukësi foli me gola

Safet Gjici e ka harruar zhgënjimin që i la kandidimi për kryebashkiak në Kamëz. Kjo, falë skuadrës së futbollit, që financon, e cila ka mbërritur në turin e tretë të Ligës së Europës. Një ndeshje mbresëlënëse e nënkampionëve të Shqipërisë në Podgoricë, ku lanë me “gisht në gojë” malazezët, që nuk ngurruan të bëjnë si vëllerëzit e tyre serbë 14 tetorin e vitit të shkuar, në Beograd. Ata thirrën në kor “vritini, vritini shqiptarët”, por verilindorët iu përgjigjën me gola dhe eliminim.

Safet Gjici e ka harruar zhgënjimin që i la kandidimi për kryebashkiak në Kamëz. Kjo, falë skuadrës së futbollit, që financon, e cila ka mbërritur në turin e tretë të Ligës së Europës. Një ndeshje mbresëlënëse e nënkampionëve të Shqipërisë në Podgoricë, ku lanë me “gisht në gojë” malazezët, që nuk ngurruan të bëjnë si vëllerëzit e tyre serbë 14 tetorin e vitit të shkuar, në Beograd. Ata thirrën në kor “vritini, vritini shqiptarët”, por verilindorët iu përgjigjën me gola dhe eliminim.

Mladost-Kukesi nga ndeshja

Nga ndeshja Mladost-Kukësi 2-4

Më bukur nuk ka ku të vejë, çka e konfirmon edhe presidenti Safet Gjici. Ky i fundit është ndier krenar me lojtarët e tij, që kanë shënuar 4 gola, njëri më i bukur se tjetri, dhe kanë përmbysur disavantazhin e javës së shkuar në Tiranë, 1-0. E kishin tentuar këtë gjë edhe dy herë të tjera në Europë kuksianët, por ia kanë dalë në Podgoricë. E treta e vërteta për ta. Duke folur pas ndeshjes, Gjici do të shprehte lumturinë e tij të pamatë për suksesin:

 

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për këta djem, që na dhuruan një ndeshje të shkëlqyer ndaj Mladostit. Katër gola në fushë kundërshtare, në Ligën e Europës, mund t’i shënojnë vetëm skuadra të mëdha. Kualifikimi për në turin tjetër ishte shpërblimi më i mirë i punës sonë, i djersës së lojtarëve. Mbi të gjitha, më vjen mirë se justifikuam besimin dhe mbështetjen e tifozëve tanë. Ata kanë udhëtuar me shpenzimet e tyre, edhe pse kanë probleme të shumta financiare, duke na dhënë një shtysë të madhe drejt fitores. Ishin të mrekullueshëm gjatë gjithë kohës, nuk ranë pre e provokimeve dhe thirrjeve raciste të tifozëve malazezë. Tifozët vendas donin të na mundnin me kore raciste, por Kukësi iu përgjigj me gola.”

gjici dhe homologu malazez

Safet Gjici në stadiumin e Podgoricës para ndeshjes me Mladostin

Ndërkohë, Mladosti duhet arkivuar tashmë, sepse Kukësin e pret kundërshtari i radhës, më i frikshëm në të gjitha drejtimet. Legia e Varshavës ka tjetër kualitet, tjetër histori dhe kërkon më shumë se 100 përqind të mundësive për t’u përballuar. Këtë e di edhe Gjici, i cili pohon se tashmë skuadra e tij e ka përmbushur objektivin. Megjithatë, kjo s’do të thotë se duan të ndalen këtu:

 

“Mbërritja në turin e tretë ka qenë objektivi ynë në fillim të kësaj fushate kualifikuese të Ligës së Europës. Tashmë, ky objektiv është i përmbushur. A duam të ecim më përpara? Patjetër, do të tentojmë, por kundërshtari i radhës është vërtet shumë i vështirë. Legia e Varshavës nuk është Mladosti, ndaj llogaritë duhen bërë ndryshe. Do të luajmë lojën tonë, do të provojmë të bëjmë surprizën e madhe, edhe pse jemi të vetëdijshëm për vështirësinë që paraqesin polakët.”

gjici me te tijte

Presidenti Gjici falënderon lojtarët dhe stafin teknik për suksesin

Në fund, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndalet të flasë edhe për shpërblimin që do të marrë skuadra për kalimin e turit të dytë, si dhe për çështjen “Pejiç. “Fillimisht i pata deklaruar skuadrës 50 mijë euro premio për kalimin e turit të dytë. Mirëpo, pas humbjes 1-0 në Tiranë, në ndeshjen e parë me Mladostin, e rrita këtë shumë, për t’i karikuar më shumë lojtarët e mi. Pra, shpërblimi që do të shkojë për Kukësin është 100 mijë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=6nBOfARFL24

Lidhur me Pero Pejiç, dua të them se kam bërë një bisedë me të pas ndeshjes me Mladostin. Ai i përket një skuadre tjetër tashmë, ka arritur akordin me të, ndaj nuk është gjithçka në dorën tonë. Nëse klubi iranian, ku do të shkojë sulmuesi kroat, i jep leje të qëndrojë edhe për turin e tretë të Ligës së Europës me ne, do të ishte ideale. Të shohim çfarë do të mund të bëjmë në këtë drejtim. Mbajtja e Pejiçit është diçka e vështirë tashmë, por jo e pamundur,” – thotë presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

[total-poll id=56980]

Më shumë nga Europa League