Gjici: “Ndaj Partizanit barazim i kënaqshëm, Kukësi në garë për titull”

14 Dhjetor 2018
21:18
back button

Edhe pse nuk fsheh dëshirën që kishte të fitonte ndeshjen, presidenti i Kukësit, Safet Gjici shprehet i kënaqur me barazimin 0-0 që skuadra e tij regjistroi në “Selman Stërmasi”, në përballjen e të premtes mbrëma, që çeli javën e 17-të të kampionatit. Një pikë që mban verilindorët, të paktën provizorisht në vend të dytë të klasifikimit në kuotën e 31 pikëve, pesë më pak se Partizani në krye dhe 1 pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të tretë, që duhet ende të diskutojë takimin e kësaj jave.

“Do të ishim të kënaqur me fitoren, por sot nuk deshi fati. E domosdoshme është që të ndërhyjmë për të përforcuar disa reparte, pasi kemi disa probleme. Sikurse u pa, mesfusha shfaqi problem, më shumë edhe për shkak të dëmtimeve. Ne i luajmë jashtë të gjitha ndeshjet, por them se dhe kjo pikë është e kënaqshme. Deri tani kemi piketuar disa lojtarë që bëjnë diferencën dhe besoj se brenda dhjetorit do konkretizojmë 2-3 përforcime në repartet që kërkon trajneri. Objektivi ynë mbetet gjithmonë titulli kampion dhe jemi në garë. Duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetërs, sepse  kampionati është i gjatë dhe konkurenca është e fortë”, u shpreh presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit