Gjici thumbon ish-trajnerin Gjoka: Tiranën nuk ia jep kush…do marrë kollaren e Bulkut!

21 Shkurt 2020
17:33
back button

Kukësi-Tirana pritet të jetë një ndeshje e dyluftuar sot në “Air Albania Stadium”, por ngacmimet duket se kanë nisur që ditën e enjte, kur në studion “Pressing” në ABC Neës, Ernest Gjoka, në lidhje direkte nga Tetova, ka folur mbi këtë duel duke bërë batutëe dhe mbi prashikimin e ndeshjes.

“Për fituesin po anoj pak më shumë nga kollarja e Ervin Bulkut (bardheblu), të cilin e përshërshëndes (qesh)”, duke lënë të kuptohet se dëshiron fitoren e Tiranës, diçka që është mohuar më pas nga ai. Pas kësaj ka ndërhyrë Hallaçi, ish-kapiteni i Kukësit i cili ka kërkuar më shumë kujdes në fjalët e Gjokës, pasi Kukësi i ka dhënë shumë atij.

Më pas ka ndërhyrë edhe presidenti Gjici, që gjithashtu ishte i ftuar, duke thënë se “Nesti do marrë vetëm kollaren e Bulkut se ‘Tironën’ s’ja beson kush sado të bëjë elozhe, por mosmirënjohësit e mbarojnë shpejt karrierën. Hallaçi e kapi drejt, nuk duhej për ate superkarrierë që Kukësi i dha”, u shpreh Gjici.

Gjoka ka reaguar me një mesazh të nisur moderatorit Gerti Çarçani ku u shpreh: “E përshëndes Gjicin. Prap e ngatërroi Hallaçi. Kukësi do të jetë gjithmonë kampion në zemrën time”…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit