Gjici uron Partizanin me ngacmim: Të shohim sa do të ecin në Champions

14 Maj 2019
9:22
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani e mori titullin kampion pas 26 vitesh mungesë. Ekipi i kuq e fitoi trofeun në një garë me Kukësin, që me shumë mundësi do të jetë nënkampion i vendit. Presidenti i verilindorëve, Safet Gjici, në një intervistë të tij për "Pressing", në televizionin "ABC News" uroi Partizanin dhe normalisht lëshoi dhe një ngacmim. 

“Nuk jam si ata që nuk urojnë. Partizanit i uroj suksese, ta gëzojnë titullin pas 26 vitesh. Jo çdo vit del kampion një ekip”, – uron fillimisht presidenti i verilindorëve. Numri një i klubit flet më tej dhe në lidhje me problematikat që ka patur ekipi i tij gjatë këtij viti. 

"Kemi patur problemet tona. Në letër është Kukësi ekipi më i fortë, e thonë edhe vetë ata. Me rezultate janë ata. Jemi kundërshtarë, por presidentët të gjithë investojnë. Është mirë që e fitojnë titullin, ta gëzojnë. Do të shoh rezultatet në Champions. Do shoh sa ture do kalojnë. Uroj të kalojnë sa më shumë. Ajo është prova e vërtetë. Jashtë nuk jemi konkurrente, uroj që çdo ekip të kalojë sa më shumë ture. Përfaqësojnë jo vetëm qytetet, por edhe Shqipërinë”, ka përfunduar presidenti i Kukësit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit