Gjigantët e Europës në radhë për Kumbulla, vlen të paktën 30 milionë

11 Shkurt 2020
12:32
Alfred Lleshi
back button

Mbrojtësi shqiptar i Hellas Verona vlen të paktën 30 milionë euro. Siç raportohet sot nga “La Gazzetta dello Sport”, në një artikull të nënshkruar nga Carlo Laudisa, shumë klube të huaja janë të interesuara për Marash Kumbulla. Përveç Manchester United dhe Manchester City, Liverpool dhe Borussia Dortmund e kanë përfshirë në planet e tyre të merkatos. Edhe të mëdhenjtë e Spanjës po e ndjekin me mjaft interes atë.

Në Itali, natyrisht, ka një radhë. Interi tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, Napoli mbetet shumë i vëmendshëm. Juve është duke pritur dhe menduar për angazhimin vendimtar, siç ka bërë tashmë me Dejan Kulusevski. Menaxhmenti i Hellas Verona po përgatitet për shitjen e talentit shqiptar, çmimi i të cilit është rritur shumë. Në verë, ai pritet të jetë kryefjalë e merkatos. “Ankandi” duket i hapur, me gjigantët e kontinentit pjesëmarrës në të.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit