Gjigantët e Premier League kontaktojnë babanë e brazilianit 70-milionësh

18 Nëntor 2019
17:41
back button

Arsenali raportohet të ketë kontaktuar babain e mesfushorit tepër premtues të Flamengos Reinier Jesus për një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Reinier ka debutuar me Flamengon korrikun e kaluar dhe ka firmosur një kontratë të re në fillim të këtij muaji e cila zgjat deri në vitin 2024, me një klauzolë lirimi 70 milionë euro.

Manchester City, Real Madrid, Juventus dhe PSG gjithashtu janë interesuar për 17-vjeçarin, por Arsenali është në krye pasi ka kontaktuar të atin e tij, sipas spanjolles Mundo Deportivo.

Babai i Reinier thuhet të ketë udhëtuar në Europë për të parë klubet potenciale për të birin adoleshent, që ka 13 paraqitje me ekipin e parë.

Reinier është kapiteni i Brazilit të U-17 dhe deri tani ka shënuar tre gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit