KOSOVË: Gjilani përmbys Feronikelin me dramë, Llapi festë ndaj ’89; Dukagjini gjen 3 pikët

18 Tetor 2019
16:06
Eraldo Harlicaj
back button

Gjilani i Gentian Mezanit dhe kolonisë së Superiores ka fituar me frymën e fundit ndaj Feronikelit në Drenas me rezultatin 1-2. Gjilanasit kishin një transfertë mjaft delikate ndaj një kundërshtari kryesues si Feronikeli dhe kampionit në fuqi. Skuadra vendase gjeti golin e para me anë të Cariocas. Ish-lojtari i Kukësit kaloi vendasit në avantazh pas një gabimi të Franc Veliut. Ky i fundit shlyu gjithçka në pjesën e dytë duke barazuar në minutën e 81′, ndërsa në 84′ Ylber Kastrati i dha fitoren skuadrës së tij për 1-2. 

Llapi ka bërë detyrën në shtëpi duke fituar me rezultatin 4-1 ndaj Trepçes ’89. Një ndeshje që nuk i përshtatet rezultatit, pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh. Muharrem Jashari shënoi vetëm pas 14 sekondash dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë nisi me vrull tjetër dhe skuadra llapjane shënoi me Osmanin dy herë, Eminin dhe Hysenin. 

Dukagjini ka fituar derbin e mbijetesës duke mposhtur me rezultatin 1-0 Vushtrrinë. Mërlaku shënoi golin e vetëm të ndeshjes duke kaluar në renditje Vushtrrinë dhe duke mbajtur vendin e parafundit në renditje. 

Renditja e plotë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit