Gjimnastikë, dokumentari zbulon skandale abuzimi në Britaninë e Madhe

9 Korrik 2020
9:02
Telesport
back button

Abuzime si dhe dhunë fizike e psikologjike te gjimnastet e reja. Është ky përfundimi që ka dalë nga dokumentari i publikuar së fundi nga BBC në lidhje me problemet e gjimnastikës në Britaninë e Madhe.

Abuzimet më të mëdha vijnë nga kërcënimet te gjimnastet për të mos shtuar peshë, një “kulturë kërcënimesh” që ka vite që përdoret në “mbretërinë e bashkuar”.

Denoncimet kanë ardhur në dokumentarin e BBC nga shumë ish-gjimnaste, dokumentar që pritet të trondisë këtë sport dhe do të krijojë shumë polemika. Madje Federata Britanike e Gjimnastikës ka nisur që tani hetimet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit