Gjimnastja 21-vjeçare bie nga paralelet, dëmton rëndë shtyllën kurrizore

21 Tetor 2021
11:13
Telesport
back button

Gjimnastja 21-vjeçare japoneze Hatakeda Hitomi, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes. Ajo ishte kualifikuar për në finalen e disiplinës “all around” të Kampionatit Botëror të gjimnastikës artistike, por gjatë nxehmjes që po kryente para garës është rrëzuar në veglën e paraleles asimetrike.

Ajo u transportua me barelë në ambulancë dhe më pas me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me dëmtim të shtyllës kurrizore. Ka qenë ky rezultati i rezonancës magnetike. Mësohet se gjimnastja është në gjendje të stabilizuar dhe poranë saj është nëna, njëkohësisht trajnerja e saj.

Sipas dëshmitarëve që ishin në vendngjarje, Hitomi u rrëzua me fytyrë në tokë teksa ishte duke ushtruar ushtrimin e “Komova”. Përplasja ishte e fortë, duke pësuar dëmtime edhe në fytyrë, përveç atyre në kraharor dhe shtyllën kurrizore.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit