Gjimshiti merr notë maksimale edhe pa shënuar, Strakosha i pafat

6 Maj 2019
10:50
back button

Atalanta fluturon drejt Champions League dhe fitoi edhe të dielën në Romë ndaj Lazios, me një paraqitje madhështore, duke përmbysur golin e shënuar nga Parolo në fillim të ndeshjes.

Fantastik edhe mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti, i cili ka marrë notë mesatare 7 në mediat italiane, ndërsa Eurosport shkruan: "Perfekt në fazën mbrojtëse, ka meritën e madhe se mbylli ndeshjen, duke shkaktuar autogolin që çoi ndeshjen në 3-1, duke vënë nën presion Wallace. I sigurt dhe i vëmendshëm, mbrojtës i shkëlqyer".

Ndërkaq, Thomas Strakosha ishte në krahun e humbësve, por jo për faj të tij. Portieri i kombëtares sonë nuk pati faj tek asnjëri nga golat e pësuar, evitoi edhe një gol tjetër në fillim të pjesës së dytë dhe është vlerësuar me notën mesatare 6,5.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit