Gjithçka pezull në Vlorë, Busic mbetet mënjanë

11 Janar 2019
14:40
back button

Flamurtari vijon stërvitjen, por situata është e nderë dhe askush nuk e di çfarë do të ndodhë në vazhdim, për shkak të problemeve financiare. Rasti i kroatit Busic mbetet ende një temë e nxehtë në Vlorë, me lojtarin që tashme dihet se kërkon pagat, ose largim nga Vlora, ku drejt tij ka mbërritur tashmë dhe një oferte nga Teuta e Durrësit.

Në Vlorë nuk duan ta humbasin sulmuesin kroat, kapiten dhe pikë kyçe në ekip, por është e qartë që situata duhet zhbllokuar sa më parë.

Edhe sot Busic ka kryer stërvitje të diferencuar, ashtu si Franc Veliu, për një dëmtim muskulor sipas klubit kuqezi. Veterani i sulmit kërkon thjesht siguri financiare, sepse ka disa muaj pa paguar dhe me të drejtë nuk pranon të vazhdojë më tej në këtë mënyrë.

Ndërkaq, Danilo Alves mbetet në Brazil dhe për sa kohë ai nuk kthehet në Vlorë, është e qartë që nuk ka shlyerje pagash.

Sinan Idrizi pretendon se ka vonesa deri në dy muaj, por lojtarët në konfidencë të thonë se kanë shumë më tepër se kaq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit