Gjoka buzëqesh: Fitore e madhe, tani dua lojtarë shqiptarë!

21 Dhjetor 2018
15:38
back button

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, e mbyll vitin me buzëqeshje dhe optimizëm, sepse fitorja 1-0 ndaj Skënderbeut rregullon shumë gjëra. Në "Gol pas goli" në Supersport Gjoka flet për ndeshjen e sotme, por edhe për planet e merkatos.

Fitore me shumë vlerë, sidomos moralisht: "Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Edhe pse fituam, Skënderbeu është kundërshtar shumë i fortë dhe duhet sforcim i madh për ta mbajtur ndeshjen nën kontroll. Gjithsesi, mendoj se Kamza e meritoi fitoren, është një sukses që na qetëson dhe na jep besim për të ardhmen. Punuam mirë, bllokuam mirë krahët e Skënderbeut, sidomos nga krahu i Vangjelit, ku prisnim më shumë rreziqe. Edhe mungesa e Muzakës na favorizoi, dihet vlera e tij".

Merkatoja e janarit: "Uroj të kemi ndonjë dhuratë, sepse duket qartë që skuadra ka nevojë për përforcime. Kemi pasur dëmtime, pezullime, lojtarë që kanë dhënë maksimumin me probleme fizike, si Teqja sot. Nuk është e lehtë të gjejmë lojtarë në këtë moment, ndaj të shohim".

Lojtarët që duhen: "Emra nuk mund të them, por duhet të shohim si do lëvizë merkatoja, lojtarë që lirohen në klubet tona në radhë të parë. Të huaj ka boll, por edhe ne kemi shumë të huaj në ekip".

Mbijetesa: "Nuk ka asnjë garanci, lufta është e hapur dhe shumë e fortë. Të gjitha skuadrat e fundtabelës janë shumë të forta dhe po marrin pikë, ndaj duhet maksimumi në çdo drejtim, edhe në merkato. Duhen lojtarë shqiptarë, sidomos në repartin e mbrojtjes, sepse kohët e fundit kemi pasur shumë probleme sidomos në qendër të mbrojtjes".

Martinena: "Nuk është e lehtë të gjesh ritmin, kur nuk luan rregullisht. Ai ka qenë jashtë forme, por unë besoj shumë se me eksperiencën që ka do të kthehet ai që ka qenë dhe do na ndihmojë shumë".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit