Gjoka dhe “3 muskëtierët e tij”, ripërsëritet historia ndaj Tiranës

9 Maj 2019
16:45
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana dhe Kukësi kanë shumë histori në vitet e fundit mes tyre, më shumë përflitet dhe kujtohet ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në vitin 2017. Trajner i Kukësist asokohe ishte Ernest Gjoka dhe madje dilte kampion. Në gjysmëfinale, verilindorët hasnin Tiranën dhe barazonin 0-0 në "Zeqir Ymeri" e humbisnin 2-1 në "Selman Stërmasi". 

Trajneri aktual i Kukësit ishte në krye të stolit, por ndryshe nga ai sezon ku luhej për të arritur finale këtë herë ndërmjet Kukësit dhe Tiranës do të diskutohet trofeu. Kukësi i Gjokës ka ndryshuar shumë nga ajo kohë, pasi ekipi është transformuar krejtësisht. 

Në ndeshjen e parë të mbyllur 0-0, skuadrat u paraqiten me formacionet e mësipërme. 90-minutat e para arriti t'i përjetojë vetëm Rrumbullaku nga grupi aktual i Kukësit, ndërsa Eni Imami dhe Edon Hasani mbronin fanellën e verilindorëve, ndërsa në ndeshjen e radhës do të jenë me fanellë bardheblu të veshur. 

Në ndeshjen e dytë të fituar nga Tirana me rezultatin 2-1 luajti nga minuta e parë dhe Besar Musolli, Ylli Shameti dhe Rraman Hallaçi. Të 3 vazhdojnë të jenë pjesë e Kukësit, Musolli dhe Shameti si senatorët e ekipit, ndërsa ish-kapiteni ka kaluar në stafin teknik. Gjoka është rikthyer sërish në krye, por nga ajo periudhë ka vetëm 3 lojtarë që do i provojnë sërish të njëjtat emocione si ai: Musolli, Shameti dhe Rrumbullaku. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit