Gjoka: Do të rishoh pozicionin tim, nuk po bëjmë mirë!

17 Shkurt 2019
16:14
Eraldo Harlicaj
back button

I dorëzuar duket trajneri Ernest Gjoka pas humbjes me ekipin e Kastriotit 0-1 në shtëpi. Situatat nuk janë aspak të qeta në ekipin që drejton, pasi tashmë e shohin veten në vendin e fundit të shkëputur me 3 pikë ndaj Kastriotit të vendit të parafundit dhe 5 pikë ndaj ekipit skuadrës së Luftëtarit që të mban në Superiore. 

 Humbja  – "Shumë e vështirë situata. Ishte një ndeshje për t'u fituar, nuk fituam, të gjithë do mbajmë përgjegjësitë". 

Dorëheqja – "Po e mendoj. Do të flas me presidentin dhe do të shoh pozicionin tim". 

Ndryshimi i lojës – "Ishin dy pjesë të ndryshme. Kishim dhe presion të madh. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe fituam qetësi, por nuk e kryem me sukses". 

Penalltia e mohuar? – "Janë ndeshje shumë të vështira dhe me ngarkesë. Një gol do të na sillte qetësinë". 

E ardhmja  – "Kam vështirësi, pasi erdhëm për diçka ndryshe, nuk po e bëmë me 200 milionë probleme që kemi. Do ta rishoh pozicionin tim".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit