Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka komentuar barazimin pa gola të marrë në fushën e Laçi-t për mikrofonët e Supersport.
“Nuk donim të dilnim pa pikë sot dhe ia arritëm. Ishte një ndeshje shumë e egër dhe shumë e fortë. Skuadra bëri detyrat me përpikmëri”, ka thënë Gjika.
Plaku – “Mendoj se është vetëm çështje kohe dhe shumë shpejt do të dalë te goli. Sot na ka ndihmuar shumë edhe në fazën mbrojtëse. Nuk pati fat në rastet e krijuara”.
Agresiviteti – “Mendoj se ka qenë një ndeshje agresive. Çdo dyluftim ishte i ashpër dhe ky është agresiviteti”.
Pika e fituar – “Mendoj se kjo pikë na duhej patjetër për të kthyer moralin dhe besimin e humbur. Ishim të çoroditur. Kjo pikë do të në japë oksigjen për të ardhmen. Jemi akoma në ujëra të turbullta”.
Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.