Gjoka me laps e letër: Debrecenin e njohim mirë, kemi nevojë për merkato

11 Korrik 2019
13:44
Eraldo Harlicaj
back button

Kukësi ka një mision të vështirë ndaj Debrecenit në turin e parë të Europa Leagues. Skuadra verilindore shpreson të zhvillojë një ndeshje të madhe në Hungari në mënyrë që të ketë shanse për kualifikim më tutje. 

Trajneri Ernest Gjoka foli para ndeshjes nga një konferencë për shtyp ku shpreh besimin e tij se skuadra mund t'i përgjigjet si duhet në fushën e lojës. 

Debreceni – “Ardhja jonë këtu në Debrecen është një kënaqësi e para, e njohim kush është kjo skuadër dhe është kënaqësi për ne që luajmë përballë një kundërshtari të tillë. Ne e njohim tashmë ekipin e Debrecenit, e kemi studiuar me video-analizë. Mendoj se e njohim deri diku shumë mirë këtë skuadër”.

Grupi – “Nuk është se kemi mungesë lojtarësh. Thjesht jemi në një moment merkatoje dhe skuadra ka nevojë për disa përforcime, por për momentin jemi gati për ta përballuar një kundërshtar të tillë. Tifozët në Shqipëri? Varet nga rezultati që do të marrim këtu. Shpresoj që të jenë sa më të shumtë”.

Takimi i parë – “Duhet që me patjetër të bëjmë një ndeshje të mirë në Hungari, pastaj rezultatin final do ta shikojmë pas ndeshjes në Shqipëri. E rëndësishme për ne është të bëjmë diçka speciale dhe të bëjmë paraqitje të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit