Gjueti shtrigash për Malën, Partizani humbi nga mesfusha e Lerdës

14 Dhjetor 2019
10:09
Eraldo Harlicaj
back button

Partizani prishi ecurinë e pathyeshmërisë në derbi me Cobbinah që shënoi për Tiranën 1-2 në minutën e fundit të ndeshjes. Një fitore e madhe për bardheblutë dhe për trajneri Ekbo që thyen tersin dhe u jep sinjale drejtuesve se mund të jetë tekniku i duhur për të drejtuar skuadrën. 

Trajneri Franco Lerda nga krahu tjetër kishte bërë eksperimente me formacionin e tij dhe hodhi nga minuta e parë Alessio Hysenin dhe Romeron në mesfushë, në mungesë të Telushit të skualifikuar me karton dhe Malës, që e pa ndeshje nga stadiumi, as në tribunën kryesore. 

Mungesa e shtatshkurtrit u ndje shumë, pasi të dy golat erdhën si pasojë e gabimeve të Romeros. Venezueliani u mor te Partizani për të bërë diferencën, por gabimet e tij i shkaktuan humbjen në derbi “Demave të kuq”. Gjuetia e shtrigave ndaj Malës, ndoshta me të drejtë për shkak të mungesës së rinovimit, ndikoi dhe në përformancën e skuadrës në fushën e lojës. Drejtuesit nuk arritën të administronin këtë situatë si duhet dhe rezultatet u panë në paraqitjen e ekipit.

Mala ishte në stadium dhe festoi te goli i Bardhit. Mesfushori shtatshkurtër ndodhej në stadium si tifoz i thjeshtë, duket se klubi nuk i kishte rezervuar as biletë në tribunën kryesore. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit