“Gjuetia” ka filluar, ja pse Messi e kërcënon rekordin e “Mr.Champions”

6 Tetor 2022
8:15
Alfred Lleshi
back button

Sa herë që afrohet një ndeshje e Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo kafshon thonjtë në shtëpi. Ai e di se mundësitë e tij të fundit për të rritur shifrat e golave ​​në një kompeticion që e shpalli “Mister Champions League” po humbasin.

Portugezi mund ta humbasë këtë titull në muajt në vijim, nëse Leo Messi rezulton i suksesshëm para portës. Mos e humbisni, por shikoni që avantazhi që ka pasur 37-vjeçari jo shumë kohë më parë është reduktuar në asgjë.

Tani për tani, pas xhiros së tretë të fazës së grupeve, CR7 kryeson tabelën e golashënuesve më të mirë me 140 gola. I dyti është Leo Messi, me 127 gola. Pra, 13 gola larg portugezit.

Pas këtyre dy gjenive, në një distancë të madhe janë Robert Lewandowski (89 gola) dhe Karim Benzema (86 gola), në atë që është gjithashtu një luftë e bukur për të zbuluar se cili do të jetë “okupatori” i tretë i këtij podiumi historik.

Edhe pse mbetet për t’u parë se sa larg do të shkojnë Erling Haaland (26 gola) dhe Kylian Mbappé (36 gola), pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kërcënohet vetëm nga argjentinasi.

Pra, ajo që shqetëson Cristianon tani është kërcënimi i Messit. Ylli nga Rosario ka shënuar vetëm një gol në këtë edicion të Ligës së Kampionëve. Kulmi i tij në të njëjtin kompeticion është 13 gola në sezonin 2011-2012, ndaj duket e pamundur që ai të mund ta mposhtë rekordin e CR7 këtë vit.

Megjithatë, PSG është ndërtuar për të shkuar larg në këtë garë, është favorit për ta ngritur ‘kupën veshëgjatë’ në Stamboll. Nëse parizienët shjkojnë larg në Champions, shanset e Messit për të shënuar gola shumëfishohen, ndërsa Cristiano luan në “Europa League” me Manchester United dhe me një minutazh (rol) që po bëhet gjithnjë e më i vogël.

Duke mbushur 38 vjeç dhe si zëvendësues i rregullt, pyetja është e qartë: a ka Cristiano një të ardhme në Champions League? A do ta mbajë ai rekordin “Mr.Champions”?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit