“Gjuetia” për Werner po i drejtohet fundit: 12 ditë vendimtare për të paguar klauzolën

3 Qershor 2020
12:53
Telesport
back button

Gjuetia për Timo Ëerner ka nisur dhe kjo verë do të jetë “e nxehtë” për sulmuesin gjerman, që mund të largohet nga Leipzig pas 4 sezonesh. Bomberi ka realizuar deri tani 25 gola në 29 ndeshje kampionati dhe nëse shtohen Champions e Kupa e Gjermanisë, atëherë janë 31 gola në 40 ndeshje.

Një mesatare e frikshme për 24-vjeçarin e lindur në Shtutgart. Kontrata e tij skadon në vitin 2023, por kanë mbetur 12 ditë që klubet e interesuara të mund të paguajnë klauzolën e vendosur deri në 15 qershor, pra 49 milionë sterlina (55 mln euro).

“SkySports UK” e quan një mundësi të artë duke parë se shitja e Icardit te PSG për thuajse 60 mln euro mund të rristë më shumë çmimin e sulmuesit të Gjermanisë.

Në garë për Ëerner janë shumë skuadra, mes tyre zikaltërit, që presin të shesin Lautaro Martinez te Barcelona. Liverpool, Manchester United dhe Chelsea janë duke ndjekur Ëerner, teksa në garë është futur edhe Napoli.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit