Gjykata merr vendim, ja çfarë do të ndodhë me Barcelonën në Kupën e Mbretit

23 Janar 2019
11:30
Alfred Lleshi
back button

Gjykata Administrative e Sportit (TAD) ka refuzuar të marrë në shqyrtim ankesën e Levantes për pezullimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit. Kjo u vendos nga organi juridik sportiv në fjalë, në takimin e jashtëzakonshëm, që u mbajt këtë mëngjes. Kësisoji, skuadra katalanase do të vijojë garën në këtë kompeticion me raundin çerekfinal.

Levante pretendonte se Barcelona ka shkelur rregulloret përkatëse, duke aktivizuar një lojtar të ri, Chumi, i cili ishte pezulluar në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës së Mbretit. Gjykatësi e hodhi poshtë ankesën me arsyetimin se ishte dorëzuar vonë. Levante paraqiti një reklamim të rastit edhe në Komisionin e Ankesave, i cili u hodh poshtë, po ashtu, të hënën e kaluar.

Tashmë, Levante mund të ankohet në Gjykatën Administrative të Sporteve brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë ditëve. Klubi spanjoll pretendon se Barcelona dështoi në përputhje me Kodin Disiplinor të RFEF, konkretisht duke mos përmbushur nenin 56.3 të tij. Chumi luajti 58 minuta në ndeshjen e parë. Nga ana e vet, Barcelona ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione. 

Eshtë një situatë e ngjashme me atë të Denis Cheryshev, i cili është aktivizuar kur ishte i skualifikuar dhe Real Madrid u përjashtua nga Kupa e Mbretit. Megjithatë, Barcelona ka përgënjeshtruar gjithçka, duke u bazuar te një ndryshim i rregullores, i bërë në nëntor. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit