Gjyqtarë ballkanas, ja kush do ta drejtojë finalen e Conference League në Tiranë

24 Maj 2022
14:39
Telesport
back button

Mbrëmjen e së mërkurës, në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League mes ekipeve të Romës dhe Feyenoord. UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj sfide të rëndësishme.

Ndeshja finale i është besuar një tresheje gjyqtarësh nga Rumania. Kryesor do të jetë 37-vjeçari Istvan Kovacs, ndërsa dy asistentët e tij janë Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene.

Gjyqtari i katërt do të jenë zvicerani Sandro Scharer, ndërsa në VAR do të monitorojë gjithçka gjermani Marco Fritz. Ndeshja finale do të nisë në orën 21:00 dhe Shqipëria për herë të parë organizon një finale të tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit