Gjysma e Europës do adoleshentin më të paguar, Barcelona ka vendosur!

28 Maj 2020
11:56
Telesport
back button

Një ndër futbollistët që ka tërhequr më shumë vëmendje në nivel europian për shkak edhe të moshës së tij tepër të re është padiskutim Ansu Fati i Barcelonas.

Adoleshenti i talentuar dhe më i paguar në botë është kthyer në objekt dëshire nga shumë skuadra të mëdha, por sipas asaj që shkruan “Sport”, katalanasit nuk kanë ndër mend që ta shesin dhe as nuk do të pranojnë oferta, përfshirë këtu për ta përdorur për shkëmbime.

Barcellona, il club blinda Ansu Fati: clausola monstre per l ...

Ansu Fati, ende 17 vjeç, ka luajtur këtë sezon 16 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë një passim për gol. Ai debutoi me Barcelonan kur ishte ende 16 vjeç. Madje, golin që eliminoi Interin nga Champions në “San Siro” e shënoi pikërisht afrikani me nënshtetësi spanjolle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit