Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, tension mes klubeve për datat

3 Qershor 2020
9:36
Alfred Lleshi
back button

Futbolli italian do të rifillojë nga Kupa e Italisë, nga sfidat e kthimit gjysmëfinale, që mbetën pezull, pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19. Se me cilën përballje do të fillojë ky raund i kompeticionit në fjalë italian, kjo do të qartësohet të premten, pas ndeshjeve të kampionatit. Tensionet mes klubeve, që ende garojnë në Kupën e Italisë, megjithatë, janë akoma të konsiderueshme. Sipas “Corriere dello Sport”, duelet Juventus-Milan dhe Napoli-Inter janë duke shkaktuar fërkime të reja midis klubeve protagonistë.

Natyrisht, askush nuk dëshiron t’i bëjë një favor rivalit të drejtpërdrejtë dhe të gjithë dëshirojnë t’i japin vetes një ditë pushimi të mundshëm, me qëllim finalen e 17 qershorit. Midis Kupës së Italisë, Serie A dhe më pas “Europa League”, Interi do të jetë klubi që, mbi të gjithë, do ta kalojë verën në fushë. Për këtë arsye, për Marotta çdo ditë do të ishte e çmuar. Ai dëshiron të fillojnë ndeshjet një ditë e më parë, në mënyrë ideale në datën 12 qershor (kur do të arrijë dekreti i qeverisë).

Juventusi dhe Milani, megjithatë, do të dëshironin të vazhdonin direkt pas pushimit gati 3-mujor, edhe pa pasur asnjë minutë lojë në këmbë, sepse nuk duan të bëjnë ndonjë favor për rivalin e tyre. Ligës, gjithashtu, iu propozua shtyrja e finales së Kupës së Italisë, gjë që u refuzua. Pa një marrëveshje mes klubeve, sfidat e kthimit gjysmëfinale të këtij kompeticioni duhet të respektojnë rendin e ndeshjeve të para të këtij raundi: Juventus-Milan, së pari, pastaj Napoli-Inter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit