“Gladiatori” Gjasula: një gol për të ndryshuar sezonin! “Isha me grip, por e kalova…” (VIDEO)

11 Shkurt 2020
13:38
back button

Më 30 nëntor do të ishte një ndër ditët më të lumtura për të, pasi gjeti golin e parë në Bundesliga, në sfidën që Paderborn humbi ndaj Leipzig 2-3… Rrjeta e tij nuk solli dot pikën e dëshiruar, diçka që do të duhet të priste më shumë se dy muaj për ta arritur! Sepse, në sfidën jashtë fushe, ndaj Schalke, Klaus Gjasula do të gjente golin e dytë në Bundesliga dhe të parin jashtë fushe!

I aktivizuar nga stoli, mesfushori i Shqipërisë, hyri në fushë me dëshirë, vendosmëri dhe grintë, karakteristika të tij, duke befasuar të gjithë! Për mediat gjermane, 30-vjeçari ka komentuar edhe momentin e lumtur të barazimit. “

“Ndihem shumë mirë. Ishte hera e parë të luaja në këtë stadium dhe mund të them se ishte i jashtëzakonshëm. Isha unë ai që shënova golin dhe jam i lumtur që u kthyem më një pikë në shtëpi. Natyrisht që jam i zhgënjyer kur nuk luaj, por pas virozës gripale që kalova isha stërvitur vetëm tre ditë dhe nuk isha në kushtet e duhura fizike”.

Sa i përket golit, shpjegoi edhe aksionin që u finalizua me sukses: “Shkova në shtyllën e parë, sepse mendova se Kai nuk do të kishte më forcë për ta dërguar topin në qendër. Më pas u s’postova më në brendësi dhe funksionoi për fat“…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit