“Glazers” nxjerrin në shitje Manchester United, i vendosin çmimin e padëgjuar në historinë e futbollit

23 Nëntor 2022
13:43
Alfred Lleshi
back button

Familja “Glazer” është e vendosur ta shesë Manchester United dhe do të kërkojë blerës të gatshëm të paguajnë midis 6 dhe 8 miliardë paund (7 dhe 9 miliardë euro). Këtë e shkruan gazeta autoritative angleze “The Times”, duke folur për një shifër shumë të madhe për një klub futbolli, më e larta e arritur ndonjëherë në histori.

Burimet kanë treguar se shifra bazohet në potencialin e një klubi që krenohet me mbi një miliardë tifozë në nivel global. Joe Ravitch, bashkëthemelues i “Raine Group”, banka përgjegjëse për ndjekjen e procesit të shitjes, tha: “Manchester United nuk është vetëm një klub futbolli, pasi ka një bazë kaq të madhe tifozësh globale”.

Shifra është dukshëm më e lartë se vlerësimi prej 2.5 miliardë £ të Chelsea (të cilit i janë shtuar edhe 1.75 miliardë £ investime) dhe është gjithashtu shumë larg vlerësimit të bursës. Kapitalizimi i tregut të “Djajve të Kuq” është aktualisht i barabartë me 2.5 miliardë dollarë.

Lëvizja për të nxjerrë klubin në shitje, siç dihet, pason atë të fundit nga “Fenway Sports Group”, grupi amerikan që zotëron Liverpool, i cili njoftoi se ishte gati të dëgjonte ofertat për një tjetër klub më të mirë në Premier League.

“Glazers” e blenë Manchester United më 2005 për një marrëveshje 790 milionë £, e financuar kryesisht nga borxhi. Klubi nga “Old Trafford” u vlerësua 3.7 miliardë £ nga Forbes në verë. Një shitje edhe me atë çmim do të tejkalonte shumën e paguar nga Todd Boehly dhe Clearlake Capital për të blerë Chelsea në qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit